75 Mall Live Search
09:49 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / AR

Cila opinioniste e “BBVK-së 4” ka më shumë ndjekës?

Në rrjetet sociale, të dy opinionistet e “Big Brother VIP Kosova” gëzojnë popullaritet të madh, por diferenca në numrin e ndjekësve është e dukshme.

Sipas shifrave aktuale, Olta Gixhari kryeson me plot 554 mijë ndjekës, duke u pozicionuar si opinionistja më e ndjekur e formatit, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë, Leonora Jakupi, një ndër figurat më të dashura të skenës muzikore shqiptare dhe pjesë e panelit të “BBVK+së, numëron 313 mijë ndjekës.

Këto shifra tregojnë ndikimin e fortë të Oltës në rrjetet sociale, ndërsa Leonora mbetet po ashtu një prej emrave më të pëlqyer dhe të komentuar nga publiku.

Përditësimet e vazhdueshme, roli në spektakël dhe ndërveprimi me fansat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e audiencës së tyre online./Indeksonline/