75 Mall Live Search
21:23 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Cila skuadër shkon në Ligën e Evropës nëse Feronikeli fiton Superligën dhe Digitalb Kupën?

Kur kanë mbetur vetëm edhe 2 javë deri në përfundim të edicionit në Superligë, Feronikeli është lider me 74 pikë.

Skuadra nga Drenasi është favorit për të fituar titullin e tretë në histori të klubit ngase në javën e fundit e pret Prishtinën në Drenas, dhe aktualisht ka 2 pikë më tepër se kryeqytetasit, shkruan Indeksonline.

Nëse ‘Nikli’ e fiton kampionatin, do të siguronte pjesëmarrje në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Por skuadra e Zekirija Ramadanit është edhë në finale të Digitalb Kupës ku do të ballafaqohet me Trepçën 89.

Nëse e fiton edhe këtë garë, atëherë vendi i dytë i Superligës do të luante në parakualifikimet e Ligës së Evropës. /Indeksonline/