16:20 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Cilat gjëra në lidhjen tuaj po ua harxhojnë energjinë?

Të gjithë duam të kemi një marrëdhënie pozitive. Por, ndonjëherë ju mund të vëreni se se diçka po e zbraz energjinë derisa të jeni shumë të lodhur për të menduar për këtë.

Marrëdhëniet nuk janë aspak të lehta dhe jo doemos është një rrugë e lehtë.Por ndjenja e vazhdueshme e lodhjes nuk është normale, dhe është një alarm, të cilit duhet ti kushtoni vëmendje. Unik ka mbledhur disa gjëra që tregojnë se ju po humbni shumë energji brenda një lidhjeje.

1.Nuk ndiheni e barabartë në lidhje

Në një lidhje të suksesshme sigurisht se mbizotëron barazia.  Nëse partneri juaj dominon në çdo aspekt të jetës tuaj të përbashkët, mund të jeni në një marrëdhënie që ju shpenzon shumë. Kjo gjë mund të vërehet edhe në një bisedë, në rastet kur partneri juaj e dominon bisedën në çdo situatë.

Nuk ndiheni e lirë të shprehni vetën

Nëse jeni në një marrëdhënie, duhet të ndiheni të relaksuar dhe të lirë, dhe sikur të mund të ndani ndonjë gjë me partnerin tuaj. Nëse arrihet pika ku duhet të shikosh vazhdimisht çdo lëvizje që bën, mund të jesh në një marrëdhënie që po e dobëson energjinë. Për shembull, në baza të rregullta, ju mund të:

-Ndjeni nervozizëm duke folur për diçka, sepse partneri juaj mund të zemërohet

-Vazhdoni të shikoni gjithçka që bëni për të shmangur tronditjen e partnerit tuaj

Shmangni dëshirat tuaja vetëm për të mos e mërzitur partnerin tuaj

Kjo mënyrë e gabueshme  e qasjes në një lidhje e shpenzon energjinë tuaj dhe ju bën të vuani. Këto marrëdhënie janë tepër toksike dhe ju shpenzojnë shumë.

Ndjeni sikur po ju kontrollon

Në një marrëdhënie të shëndetshme, çdo person ka hapësirën dhe lirinë e vet. Prandaj nëse gjithë kohës ndiheni sikur jeni nën kontroll,kjo do të thotë që ju po e dëmtoni vetën dhe energjinë tuaj. Nëse ndiheni sikur po i nënshtroheni vazhdimisht mikroskopit atëherë kjo lidhje nuk është për ju.

Nëse ndiheni sikur keni nevojë për lejen e partnerit tuaj për të bërë gjëra të thjeshta, kjo është një shenjë që ju duhet ta ndryshoni këtë situatë ose të dilni nga kjo lidhje.

Jeni vazhdimisht i/e lodhur

A keni vënë re se ju jeni gjithmonë në një gjendje kolapsi fizik dhe mendor? Sikur nuk jeni me të aftë të bëni asgjë.  Në një situatë të tillë është tepër e vështirë të mendoni pozitivisht.

Sipas hulumtimeve të bëra nga një ekip në Universitetin Carleton, nëse ju herë pas herë ndiheni të trishtuar, lodhur dhe pa humor, kjo nuk do të thotë medoemos se ju jeni në një lidhje të gabuar. Por, nëse ndjeni situata depresive të vazhdueshme, atëherë duhet të dini se diçka nuk po funksionon.

Keni lënë mbrapa ngritjen tuaj personale dhe profesionale

Një marrëdhënie e shëndetshme u jep të gjitha palëve mundësinë për tu vet-përmirësuar, avancuar në karrierë dhe edukim, hobi të reja, krijimi i miqësive të reja.

Por nëse partneri juaj është i mërzitur kur vendosni të përkushtoheni në veten tuaj, kjo është një shenjë e keqe dhe ju po shpenzoni energjinë tuaj.

E keni humbur sensin e vlerësimit të vetvetes

Të ndihesh mirë për veten është e rëndësishme. Nëse keni vërejtur një rënie të dëshirës për vetëvlerësim, atëherë duhet të analizoni këtë situatë. Duhet ta dini se gjërat nuk po shkojnë në mënyrë të drejtë. Në një marrëdhënie të mirë, ju do ta ngrini njëri-tjetrin dhe do të mbështesni njëri-tjetrin. Kritika dhe gjykimi i vazhdueshëm nuk janë të shëndetshme në asnjë lloj marrëdhënieje.

Ai/ajo është gjithmonë duke u marrë me vetën

Në një lidhje secili ka nevojë për përkushtimin e tjetrit. Nëse partneri juaj gjithnjë duket se po i kalon muhabetet tuaja në vësh të shurdhër, kjo është shenjë se marrëdhënia juaj po e  zbrazë energjinë tuaj. Ndjenja e refuzimit dhe vetmisë ju lëndon shumë.

Kur ditët tuaja janë të mbushura me mosmarrëveshje, do të jeni të lodhur. Nëse nuk përpiqesh të marrësh kohë për t’u rimbushur, nuk mund të rifitosh energjinë tënde.

Si përfundim:

Nëse gjeni në lidhjen tuaj disa nga këto elemente atëherë duhet të dini se marrëdhënien tuaj e mbizotëron një gjendje që nuk është aspak në favorin tënd. Ai/ajo po e merr energjinë tuaj dhe ju po mbijetoni me vështirësi, pa shijuar gjërat që meritoni.