18:47 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Cilat janë arsyet që ndikojnë në vendimin tonë për tu kthyer tek ishi?

Ndonjëherë ne vendosim t’i japim një shans të dytë marrëdhënies tonë, duke shpresuar se gjërat do të jenë ndryshe këtë herë.

Shelby Sells, një eksperte e psikologjisë njerëzore e cila përqendrohet në marrëdhëniet moderne, dëshmon se ka shumë arsye që ndikojnë në vendimin tonë për tu kthyer tek ishi, shkruan Indeksonline.

Të kthehemi së bashku është e lehtë dhe e njohur

Të kthehesh me ish-in tënd është gjëja më e lehtë që mund të bësh. Ju dhe partneri juaj i dini dëshirat e njëri-tjetrit.

Ju nuk mund të përballeni me vetminë

Ndarjet nuk janë të lehta. Shelby thotë gjithashtu se njerëzit kanë frikë të përfundojnë vetëm dhe të fillojnë një lidhje të re me dikë tjetër. Dhe ata mendojnë se do të ishin më mirë me personin që i lëndoi se sa të ishin vetëm.

Shpresojmë që ai/ajo të ndryshojë

Ideja e “të verbuarit nga dashuria” është shumë herë e vërtetë. Ndonjëherë ne harrojmë krenarinë dhe parimet tona dhe thjesht i dorëzohemi asaj shprese jorealiste që partneri ynë do të ndryshojë për mirë./Indeksonline/