15:54 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Cilat janë dy prioritetet e radhës së Ernesto Valverdes në afatin kalimtar veror?

Ernesto Valverde beson se Barcelona ka nevojë edhe për dy përforcime tjera në afatin kalimtar të kësaj vere.

Katër kanë arritur – Arturo Vidal, Arthur Melo, Malcom dhe Clement Lenglet, por skuadra nuk është kompletuar ende, shkruan IndeksOnline.

Valverde ishte i qartë kur u pyetë rreth transferimeve, duke thënë se skuadra është e hapur edhe për transferimin e dy lojtarëve deri në fund të afatit kalimtar veror.

Prioritetetet e tij janë një mesfushor qendror dhe një mbrojtës i majtë, pas largimit të Lucas Dignes drejt Evertonit.

Barcelona ka shpenzuar 128 milionë euro, teksa e ka shitur Aleix Vidal, Gerard Deulofeun, Paulinhon dhe Dignen për 92 milionë euro.

Klubi katalunas shpreson që të gjenerojë deri në 150 milionë euro me shitjen e Alcacer, Gomes, Mina, Munir ose të Rafinhas, gjithashtu edhe të Marlon, ndoshta edhe të Samper./IndeksOnline/