14:35 / E Premte, 09 Nëntor 2018

Cilat janë përfitimet që sjell llogaria ProCredit Direkt për klientët privatë?

>Banka ProCredit, banka e vetme gjermane në vend së fundi ka prezantuar për klientët e saj privatë llogarinë ProCredit Direkt si një formë e re dhe e thjeshtë që klientët të ju qasen shërbimeve bankare 24/7 përmes platformave digjitale.

Deri tani klientëve ju duhej të aktivizonin të gjitha shërbimet ndaras dhe të paguanin komisione të ndara për përdorim të këtyre shërbimeve, praktik kjo e tregut bankar në Kosovë.  Ndërsa tani, me hapjen e llogarisë rrjedhëse të ProCredit Direkt klientët do të kenë qasje në një gamë të gjerë të shërbimeve bankare dhe do të paguajnë vetëm një komision mujor për të gjitha këto shërbime.

Në këtë mënyrë banka ProCredit synon të lehtësoj qasjen e klientëve të saj në shërbimet bankare pavarësisht ku ata ndodhen, duke lansuar bankimin digjital si një formë efikase edhe transparente e bankimit dhe komisionimit të shërbimeve.

Temat: