Cilat janë pesë shtetet që po kërcënojnë me tërheqje nga Eurovizioni, nëse performon edhe Izraeli

Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda kanë kërcënuar se nuk do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Festivalin e Këngës në Eurovision vitin e ardhshëm në Vjenë nëse performon Izraeli.
Ministri i Jashtëm Austriak deklaroi se një bojkot i tillë do të “parandalonte një dialog të rëndësishëm midis artistëve dhe publikut, pa përmirësuar situatën në terren në Izrael dhe Gaza.
Konkursi i Këngës në Eurovision do të mbahet në kryeqytetin austriak, në Wiener Stadthalle, më 12, 14 dhe 16 maj 2026. Ky është edicioni i 70-të i këtij konkursi muzikor popullor./Indeksonline/