75 Mall Live Search
19:05 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Cilat janë sekretet për një lidhje të qëndrueshme?

Dr. Robert Epstein, një nga psikologët më të dalluar të Amerikës, ka zbuluar se janë shtatë aftësi bazike që nevojiten për ta bërë një lidhje të zgjatë.

Përndryshe, Epstein është edhe profesor, autor librash dhe gazetar. Doktoraturën e tij në psikologji e ka fituar në vitin 1981 në Universitetin e Harvardit.

Sidoqoftë, më poshtë i keni aftësitë që, sipas tij, nevojiten për një lidhje të suksesshme.

Komunikimi

Kjo përfshin dëgjimi, ndarjen e mendimeve dhe shmangien e kritikave.

Zgjidhja e konflikteve

Përqendrohuni në temë dhe në të tashmen. Kjo gjithashtu nënkupton të falni apo të kërkoni falje.

Njohja e partnerit

Kjo i referohet asaj që të dini si të argëtoheni me partnerin/en, t’i njihni preferencat e njëri-tjetrit dhe t’i keni parasysh dëshirat e njëri-tjetrit.

Aftësitë “jetësore”

Kjo u referohet aftësive për t’i menaxhuar financat, për ta mbajtur trupin në formë dhe të shëndetshëm, dhe për të pasur një punë të mirë.

Vetë-menaxhimi

Kjo i referohet asaj që duhet t’i dini forcat dhe dobësitë që i keni.

Seksi dhe romanca

Kjo nënkupton të kujdeseni për kënaqësinë seksuale të partnerit, të gjeni kohë për intimitet dhe të qëndroni joshës/e për njëri-tjetrin.

Menaxhimi i stresit

Kjo përfshin gjetjen e metodave për t’u ballafaquar me stresin.