16:47 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Cilat janë shenjat klinike të lehta afatgjata që ende mbeten te pacientët që kalojnë COVID-in?

Ne nje studim britanik pjese e Projektit Hulumtues DISCOVER i pari në llojin e tij, në efektet afatgjata të koronavirusit. citohet se shumë pacientë me koronavirus vazhdojne te vuajnë nga simptoma të tilla si marrja e frymës, lodhja e tepërt dhe dhimbjet e muskujve për muaj të tërë pasi mjekohen nga SARS COV 2.


“Tre të katërtat e një grupi të pacientëve që u trajtuan për koronavirusin në Spitalin e Bristolit Southmead vuanin ende simptoma të lehta te vazhdueshme tre muaj më vonë,” citohet ne studim.


“Studiuesit në North Bristol NHS Trust zbuluan se 81 nga 110 pacientë të liruar nga spitali vazhdonin akoma duke përjetuar simptoma të tilla si marrje frymë, lodhje të tepruar dhe dhimbje të muskujve kur u ftuan përsëri në klinikë.”


Megjithëse shumica e pacientëve raportuan përmirësime në simptomat fillestare si ethe, kollë dhe kthimin e shqisave te nuhatjes dhe shijes , një numër i madh ende kishin probleme të cilësisë së jetës.


“Ky studim ndihmon për të përshkruar ato që na kanë thënë shumë pacientë te prekur nga koronavirusi: ata janë akoma me pengesa ne frymëmarrje , të lodhur , te djersitur dhe nuk flenë mirë disa muaj pas kalimit te virusit ,” tha Dr David Arnold nga North Bristol NHS Trust.


Zbulimet janë pjesë e projektit DISCOVER i pari në llojin e tij, në efektet afatgjata të koronavirusit.


Lista e simptomave të koronavirusit është zgjeruar ndërsa mjekët mësojnë më shumë rreth virusit.


CDC thotë se njerëzit mund të kenë virusin nëse kane shenja si ethe ose të dridhura, kollë, gulçim ose vështirësi në frymëmarrje, lodhje, dhimbje të muskujve ose të trupit, dhimbje koke, humbje të shijes ose erë, dhimbje të fytit, kongjestion ose hundë , nauze ,të vjella, ose diarre.


Njerëzit duhet të kërkojnë kujdes mjekësor urgjent nëse vazhdojne te kene probleme me frymëmarrjen, dhimbje të vazhdueshme ose presion në gjoks, konfuzion të ri, paaftësi për t’u zgjuar ose qëndruar zgjuar, ose mavijosje te buzëve ose fytyrës.


North Bristol NHS Trust. “Southmead Hospital publikon hulumtim fillestar mbi efektet afatgjata të koronavirusit”

Perktheu dhe pershtati Dr.Majlinda Bala Gjocaj , Mjeke Pulmologe Prishtine.