16:40 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Cilat janë të veçantat e Ramazanit?

 Ramazani është muaji më i çmuar në kalendarin islam dhe është obligim që myslimanët të agjërojnë.

Më poshtë janë disa fakte interesante që tregojnë rëndësinë e Ramazanit në Islam.

Kurani i shenjtë u zbulua për herë të parë në muajin e Ramazanit.

Agjërimi në këtë muaj është shtylla e katërt e islamit midis të pestave.

Agjërimi ndihmon në kryerjen e veprimeve që i pëlqejnë Zotit.

Ramazani njihet si muaji i Kuranit. Është shumë e rekomandueshme që gjatë këtij muaji ta lexoni Librin e Shenjtë dhe ta ndani me të tjerët.

Nata e Dekretit është në këtë muaj, që është natë më e mirë se një mijë muaj.

Në këtë muaj të shenjtë, portat e Xhennetit janë të hapura, portat e Ferrit mbyllen dhe demonët janë të lidhur me zinxhirë.

Është një shpërblim shumë i madh në Ramazan për ata që ofrojnë iftar për njerëzit që agjërojnë.

Gjithashtu është shumë e rekomandueshme që të bëhen bamirësi në Ramazan. Në një hadith tē vërtetë thuhet se agjërimi në Ramazan bën që të falen të gjitha mëkatet e mëparshme.