Cilat janë tiparet e fëmijëve inteligjent?

Të gjithë prindërit mendojnë që fëmijët e tyre janë më të zgjuarit, të bukurit, ëmblit dhe simpatikët. Por nëse pak do e vëzhgoni fëmijën do kuptoni diçka më shumë në lidhje me nivelin e inteligjencës, transmeton indeksonline.
Këtu janë rreth 5 karakteristikat e një fëmiju me nivel më të lartë inteligjence:
1 Fëmija është kurioz -Një ndër karakteristikat është kurioziteti ekstrem i fëmijës. Ai vëzhgon me kujdes lodrat, kuptojnë menjëherë si funksionojnë, dëgjon me vëmendje bisedat e të rriturve dhe pyet gjithmonë pse ndodhin gjërat, pra është një fëmijë që kërkon të zbulojë të gjitha ato gjëra që ndodhin në botë.
2 Gjen zgjidhje për gjërat pa pasur nevojë për ndihmën tuaj- Pra ai mëson si funksionojnë mekanizma të caktuar apo gjen zgjidhje duke tentuar vetë dhe pa kërkuar ndihmë.
3 Ka dëshirë të qëndrojë me të rriturit -Në vend të lojës me bashkëmoshatarët ai parapëlqen të qëndrojë me të rriturit, të bëjë gjëra me ta, të bëjë lojëra më të vështira, etj.
4 Inteligjenca e fëmijës mund të vlerësohet edhe nga lojërat që ai preferon të bëjë -Një fëmijë që preferon lojërat e vështira dhe e lodhin ato që nuk vendosin në punë logjikën, ka diçka të veçantë. Por kjo nuk do të thotë se një fëmijë inteligjent nuk e pëlqen lojën në natyrë.
5 Fëmija inteligjent ka aftësinë që në moshë të vogël të imagjinojë histori dhe sajojë personazhe jashtë botës së realitetit. I pëlqen gjithashtu të dëgjojë histori.