14:55 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / k.v

Cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës suaj?

Sëmundja e zemrës është vrasësi numër një në Shtetet e Bashkuara. Për të shmangur këto probleme, përzgjedhja e ushqimeve që konsumoni ka rëndësi të veçantë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmërojnë se konsumimi i ushqimeve me yndyrë, kolesterol ose natriumi mund të jenë shumë të këqija për zemrën.

Më poshtë po ua paraqesim disa nga ushqimet më të rëndësishme që duhet ti konsumoni për të mbajtur në nivel shëndetin e zemrës.

Shpargu, brokoli, farat chia, janë ndër ushqimet që ruajnë shëndetin e zemrës suaj, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, çokollata e zezë dhe kafeja njihen si ushqime që i kontribuojnë pozitivisht shëndetit të zemrës suaj.

Peshku dhe omega 3 janë gjithashtu të njohura për beneficionet që i sjellin zemrës.

Shëndeti i zemrës mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet konsumimit të moderuar të çajit të gjelbër dhe verës së kuqe./Indeksonline/

Temat: