08:48 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Cilat karbohidrate duhet të mos i përdorim?

Karbohidratet kanë qenë temë debati e shumë studiuesve se sa janë të shëndetshme, transmeton Indeksonline.

Karbohidratet, yndyrat dhe proteinat janë tre komponentët kryesorë të ­çdo diete. Por ekzistojnë lloje të ndryshme të karbohidrateve, disa janë të mira për t’i përdorur, disa jo.

Karbohidratet ndahen sipas nutricionistëve në karbohidrate të thjeshta dhe komplekse. Tek të thjeshtat bëjnë pjesë ato që përmbajnë sheqerë më shumë, kurse tek ato komplekse hyjnë perimet.

Një dietë e balancuar dhe natyrale duhet të përmbajë më shumë karbohidrate komplekse si perime, fasule etj.

Kurse ato të thjeshtat duhet t’i përdorim por duhet të i limitojmë sa më shumë që mundemi pasi që nuk janë të mira për dietën tuaj./Indeksonline/

Temat: