75 Mall Live Search
18:40 / E Enjte, 03 Mars 2022 / MSH

Cilat marrëveshje u arritën në bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë

Ukraina dhe Rusia u janë nënshtruar dy raundeve të bisedimeve, pasi konflikti sa vjen e bëhet me agresiv.

Në këto dy raunde, të dy palët janë dakorduar mbi sigurimin e përbashkët të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, pala ukrainase thotë se këto nuk kanë qenë rezultatet të cilat shteti llogariste në to.

Të dy palët u dakroduan gjithashtu për mbajtjen e një raundi të tretë të bisedimeve.