10:31 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / mp

Cilat rajone evropiane kanë shkallën më të lartë të punësimit?

Shkalla e punësimi në Bashkimin Evropian ka arritur ngritje historike prej 74.6 përqind gjatë vitit 2022.

Eurostat, Zura e Statistikave e Komisionit Evropian, ka gjetur pas ndarjes së vendeve në 242 rajone, dy të pestat e zonave kanë pasur shkallë të barabartë të punësimit, ose më të lartë se 78 përqind, raporton Euroneës, përcjell KlanKosova.tv.

Këto zona kryesisht kanë qenë të koncentruara në Ceki, Danimarkë, Gjermani, Estoni, Maltë, Holandë dhe Suedi.

Arkipelagu finlandez, Aland, sipas Eurostat ka pasur shkallën më të lartë të punësimit prej 89.7 përqind, derisa në vendin e dytë është kryeqyteti polak, Varshava, më shkallë të punësimit prej 85.4 përqind.

Rajoni holandez i Utrecht dhe Stokholmi i Suedisë janë në vendin e tretë me 85.1 përqind.