75 Mall Live Search
18:22 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Cilën kërkesë të presidentit Thaçi e ka shpallur të papranueshme Gjykata Kushtetuese?

Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi lidhur me vendimet për bartjen e pronës së paluajtshme të Kosovës për shfrytëzim tek komunat është shpallur e papranueshme nga Gjykata Kushtetuese.

Thaçi kërkoi nga Kushtetuesja gjithashtu përgjigje në atë së a duhet Qeveria t’i rishikojë vendimet që kanë të bëjnë me tërheqjen nga procesi i privatizimit të pronave dhe kthimin e tyre në pronësi të komunave si dhe të respektoj procedurat sipas ligjit në fuçi për këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur së kërkesa e presidentit Thaçi shpallet e papranueshme pasi që ndonëse është palë e autorizuar që të ngritë çështje të konfliktit mes tij dhe Qeverisë, nuk ka dëshmuar që çështja e  ngritur ndërlidhet me kompetencat e tij kushtetuese të parapara me Kushtetutë.

Qeveria kishte vendosur t’i tërheq nga procesi i privatizimit dhe t’i bart një numër pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit , Ranillugut dhe komunave tjera.