75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / AR

Cilët banorë do shkojnë në finale sipas Stelinës? Ish-banorja habit me përgjigjen

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment gjatë intervistës, kur u pyet në lidhje me të gjithë banorët, kur u pyet për Selin dhe Kristin, ajo u shpreh se i sheh finalistë të këtij edicioni të pestë të reality show-t.

“Për mua është finalist. Nuk e di a do ta fitojë, po për mua është definitivisht finalist. Kristi fle gjithë ditë, çohet dy orë dhe bën çorap gjithë shtëpinë. Nuk e di se si e bën, nuk e kuptoj”, tha Stelina për Kristin.

Ndërsa për Selin, ish-banorja tha:

“Kukulla e shtëpisë, e kam shumë xhan. Mendoj se kam fituar një mike shumë të mirë jashtë Big Brother. E shoh si finaliste të “Big Brother”. Mirin e kam nga zemra, kurse për Selin dhe Kristin i mendoj në finale”

“Përtej dashamirësisë që ke për Mirin, pra jo me zemër, por kush mendon me mendje dhe ftohtë se e fiton Big Brother?”, ishte pyetja drejtuar më pas dhe Stelina u përgjigj:

“Me mendje të ftohtë dhe pa zemër, duke qenë se thashë se Selin dhe Kristin i shoh finalistë, jam mes këtyre të dyve. Nëse nuk do thosha për Mirin. Po nuk di ta ndaj se të dy kanë situata të forta në shtëpi.