75 Mall Live Search
19:31 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / OSH

Cilët janë disa nga artistët vendor me të ndjekur në “TikTok”?

“TikTok” u lansua ndërkombëtarisht në vitin 2018.

Për këtë kohë kaq të shkurtër konsiderohet si rrjeti social më i përdorur, dhe ne një burim shumë të mirë të ardhurash.

Ky rrjet social është përhapur shumë edhe në Kosovë, ku persona të ndryshëm janë bërë të njohur falë tij.

Mirëpo edhe artistet tanë po e përdorin këtë rrjet social dhe kanë një numër të madh ndjekësish.

Dafina Zeqiri , Noizy, Melinda Ademi, Don Xhoni janë disa nga artistët që kanë një numër të madh të pëlqimeve në “Tik-Tok”

Rep-artisti, Noizy, ka mbi 490 mijë ndjekës dhe mbi katër milionë pëlqime në postimet tij, të cilat gjithashtu kanë edhe qindra mijëra shikime secila veç e veç.

Dafina Zeqiri këngëtarja e njohur vendore ka rreth 164 mijë ndjekës dhe mbi një milion pëlqime.

Ndërsa, këngëtarja tjetër Melinda Ademi ka mbi 618 mijë ndjekës dhe mbi katër milionë pëlqime në bazë të asaj që sjell për fansat.

As reperi Don Xhoni nuk qëndron keq, ai në këtë rrjet social ka mbi 100 mijë ndjekës dhe mbi dy milionë pëlqime.