17:16 / E Diele, 14 Prill 2019

Cilët janë muajt më të mirë për të vizituar Zvicrën?

Çdo kohë është e përshtatshme për të vizituar Zvicrën, kjo varet edhe nga planet e juaja të udhëtimit.

Megjithatë, janari dhe shkurti cilësohen si muajt më të mirë për të bërë një vizitë në vendin alpin,transmeton albinfo.ch.

Janari dhe shkurti janë muajt e vërtetë të dimrit. Bën ftohtë dhe ditët janë të shkurtëra (nga ora 08:00 deri në 17:30).

Po ashtu, në këta muaj është më e përshtatshme të zhvillohen sportet dimëore, sepse deri në fund të muajit prill do të jenë të mbyllura pothuajse të gjitha qendrat dhe resortet e skijimit.

Gjatë kësa kohe, ju mund ta shijoni borën në Upper Engadine, Zermatt apo rajonin Jungfrau. Po ashtu, mund të vizitoni qytetet historike si Berna dhe Luzerni. /Indeksonline/