75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / mp

Cilët kryeministra e kontaktuan ish-drejtorin e RTK-së?

Drejtori i dorëhequr i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj ka thënë në një intervistë për Rubikon se dorëheqja e tij ishte rezultat i presionit politik i pushtetit aktual.

Por ai ka zbuluar se edhe në vitin 2009 sa ishte duke udhëhequr dhomën e lajmeve në RTK ishte telefonuar nga ish-kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi. “Raporti im me kryeministrat e këtij vendi është interesant”.

Në vitin 2009 sa isha duke udhëhequr me dhomën e lajmeve më pati telefonuar kryeministri i asaj kohe. Ai pati shpehur kritikat për politikat editoriale.

Ndërkaq, 15 vjet më pas u ftova në zyrë nga kryeministri aktual z. Kurti- tha Ahmetxhekaj.

Ai ka ripërsëritur se të gjitha partitë politike kanë faj për gjendjen aktuale në RTK pasi në vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe nuk e kanë zgjidhur çështjen e financimit.

“Jam i sigurt se ministra e kryeministra i kanë kontaktuar ish drejtorët por asnjëri nuk kanë fol”, ka thënë Ahmetxhekaj mbrëmë në Rubikon.

Ish-drejtori i RTK-së sqaroi se ka vendosur të rrëfehej në mënyrë që pushteti aktual dhe partitë politike të vetëdijësohen se pavarësia e transmetuesit publik është jetike për demokracinë dhe se gjërat nuk mund të fshihen.