75 Mall Live Search
17:45 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Cili është mendimi i kryeministrit austriak për Kosovën? Tregon deputetja Cincelli (Video)

Carmen Jeitler Cincelli, deputetja  e Parlamentit Austriak është njëra nga mbështetëset e Kosovës. Kurse në intervistën e realizuar me të nga Indeksonline, Cicelli ka theksuar që Austria dhe Kosova kanë histori të përbashkët dhe kanë ndërtuar ura lidhëse për marrëdhënie të mira.

Ajo ka vënë në dukje se edhe Kryeministri austriak, Sebastian Kurz është mbështetës i Kosovës dhe se ai e di se Kosova është e rëndësishme për Austrinë.

Ndryshe, Cincelli nuk ka harruar as të përmend rëndësinë e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi për demarkimin e kufijve, si një hapë para liberalizimit të vizave.

Si e shihni Kosovën në këto 10 vite pavarësi? Cilat janë të arriturat më të mëdha?

Faleminderit shumë për këtë mundësi. Është hera e parë për mua këtu, ne kemi arritur dje në Prishtinë dhe mendoj që është një vend i bukur. Kishte male dhe pastaj mendova prit.. është bukur këtu. Pastaj takova edhe njerëzit, unë kam shokë në Austri dhe një shok i imi gjeti një nga shoqatat më të mëdha, “Shoqata Kosovë-Shqipëri”. Dhe kur bisedova me ta kuptova që ka qenë një histori e vështirë për këto 10 vite, mendoj që ka pasur përparime të shumta. Dhe sot është një ditë e mrekullueshme, është dita juaj që të festoni shtetin.

Mendoj që në këto 10 vjet Kosova ka qenë një storie suksesi. Por nuk duhet të harrojmë që 10 vite për një vend, për një shtet nuk janë asgjë, është një histori e shkurtë kështu që duhet të punojmë shumë së bashku, të ndërtojmë demokracinë në Evropë dhe të gjejmë një mënyrë së bashku.

Cilët janë hapat e radhës që Kosova duhet të bëjë për të marrë liberalizimin e vizave?

Mendoj që ju duhet të bëni detyrat tuaja të shtëpisë dhe ne duhet t’i bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Sot është një ditë e mirë e besoj që edhe nesër do të jetë, besoj që është hapi i radhës për rrugën e përbashkët, liberalizimi i vizave. Kjo nënkupton shumë për njerëzit, edhe për austriakët edhe kosovarët, sepse atje janë familje dhe në këtë moment ata nuk kanë mundësi të festojnë së bashku, ditëlindjet, krishtlindjet apo ramazanin.

Mendoj që të gjithë kemi të njëjtin çështje për punuar. Ne duhet të kryejmë detyrat tona të shtëpisë në shtetet tona. Unë jam në Austri, udhëheqësja e delegacionit të miqësisë Kosovë-Austri, kështu për mu është e rëndësishme.

Dje pata një takim me udhëheqësin e këtushëm të kësaj miqësie, Anton Quni dhe mendoj që ne mund të bëjmë më shumë për këtë rrugë së bashku por e di që keni vështirësi dhe probleme këtu, krimi e korrupsioni dhe të gjitha këto çështje. Ju duhet të jeni të durueshëm, kur të bëjmë hapat në atë drejtim besoj që do të jetë e suksesshme.

Po pritet që Kosova të ratifikojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi këtë të diele, si e vlerësoni këtë hapë?

Shpresojë që të ndodhë vërtet, jam e sigurt që po. Është hapë shumë i rëndësishëm, është hapi më i afërt për liberalizimin e viza. Kështu që është shumë i rëndësishëm për shtetin tuaj mëmë por edhe për njerëzit në Austri.

Si qëndrojnë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Austrisë?

Është histori e gjatë e përbashkët, kemi njerëz së Busek, Blasnik, Ulrike Lunacek dhe tash Lukas Mandl. Pra, kemi një histori të përbashkët, ne kemi ndërtuar ura në të kaluarën dhe vazhdojmë në të ardhmen kështu. Besoj që të rinjtë në Kosovë që janë optimistë dhe marrin shanset e tyre, duhet të dini që koha e mirë do të vije shpejt.

A mund të na e thoni mendimin e Sebastrian Kurz për Kosovën?

Si në këtë histori të përbashkët, ai e ndjek linjën. Ka shumë njerëz që punojnë këtu dhe ai e dinë që Ballkani është një pjesë shumë e rëndësishme për ne.  Është e rëndësishme, sepse kemi shumë marrëdhënie së bashku, si në ekonomi dhe në stabilitetin në Evropë. Ju jeni një pjesë shumë e rëndësishme dhe po ai e di këtë. Besoj që ai është i lumtur që Lukas Mandl dhe unë që jemi këtu sot për të festuar së bashku./Indeksonline/R.Ç/