14:03 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Cili është politikani më i korruptuar në Kosovë? Përgjigjet ambasadori O’Conell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell ka patur sot një bashkëbisedimet me ndjekësit e tij në Facebook. O’Conell është pyetur për shumë tema, politike, sportive e aktuale.

Por, pyetja e një komentuesi se cili është politikani më i korruptuar në Kosovë e ka befasuar O’Conellin që ka patur një përgjigje diplomatike për këtë.

“Cfare pyetje interesante. Ne vende te tjera njerezit pyesin a eshte ose jo i korruptuar. Ne Britani per shembull nje politikan i korruptuar do te ishte i perjashtuar, do te ishte dicka qe do te permbyllte karrieren e tij ose saj. E kuptoj pyetjen, nuk dua te vleresoj politikanet, por dua te them nje gje: nje shkelje e ligjit, nje hap i korruptuar, nje vjedhje e parase publike, nje tentim ndikimi te gjyqtaret, duhet te mjaftoje per t’i perfunduar karriera dikujt. Por kjo varet prej votuesve te Kosoves dhe jo prej meje” është përgjigjur O’Conell./Indeksonline/