Cili është sekreti i jetëgjatësisë së mbretëreshës Elizabeth

Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta II është shumë përzgjedhëse kur bëhet fjalë për ushqimin. Ajo nuk i duron dot makaronat, orizin dhe patatet, prandaj i ka ndaluar që të futen në pallat. E njëjta gjë vlen edhe për hudhrën, të cilën 94-vjeçarja e shmang për shkak të erës së keqe të gojës. Asaj gjithashtu nuk i pëlqen qepa, ushqimi i shpejtë…
Atëherë çfarë ha ajo? Përgjigjen për pyetjen e dha ish-kryekuzhinieri i pallatit mbretëror, Darren McGrady, i cili zbuloi se cila është menuja e saj e përditshme.
Mbretëresha e ditës zakonisht fillon me një mëngjes të thjeshtë – çaj dhe biskota. Kjo pasohet nga një tas me drithëra, por Elizabeth, kujdeset për shëndetin dhe linjat ndaj i zgjedh me pak karbohidrate.
Pasdite ajo shijon role me reçel dhe krem dhe është fanse e madhe e çokollatës. Por ka edhe më. McGrady tregon se gjatë vaktit, ajo ka një broshurë në tryezë në të cilën, nëse një pjatë e caktuar nuk është e shijshme, ajo shkruan: Unë nuk dua ta ha më këtë!
Drekat e Mbretëreshës janë mjaft të shëndetshme. Për këtë vakt, ajo zakonisht zgjedh peshk ose pulë të pjekur në skarë me spinaq ose një sallatë të lehtë.