75 Mall Live Search
23:02 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / Blerim

Cili ishte zhgënjimi më i madh i Majlinda Kelmendit gjatë karrierës së saj

Kampionja jonë Olimpike, Majlinda Kelmendi tregoi gjerë e gjatë për suksesin dhe zhgenjimet e saj gjatë karrierës si xhudiste.

Kelmendi e cila në vitin 2016 fitoi medlajen e artë Olimpike në “Rio 2016”, në emisionin,  “Sui Generis” tregojë për suksesin e saj, madje përmendi një zhgënjim të madh që e kishte gjatë kohës kur ishte pjesë e Shqipërisë, shkruan IndeksOnline

“Kur jam bëra kampione olimpike, te gjithë xhudistët pushojnë me 1 apo 2 vjet, por unë jo, jam rikthyer pas 2 jave dhe nuk jam njeri qe e shijoj shumë suksesin. Unë nuk kam diçka te veçantë, por me punë dhe me një trajner kam arritur këtu ku jam”, u shpreh Majlinda.

Por, Majlinda përmendi edhe zhgënjimin më të madh që ka pasur gjatë karrierës së saj.

“Zhgënjimi ma i madh ka qenë që s’kam pasur mundësi me përfaqësuar Kosovën deri sa ne u bëmë pjesë e Lojërave Olimpike, kënaqësi ishte edhe me përfaqësuar Shqipërinë”, tha ajo.