Cili lojtar është në radarin e Xavit për t’u kthyer në Barcelonë?

Me rikthimin e Xavit në krye të Barcelonës, ekipi është duke u kthyer në këpucët e vjetra.
Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo” katalunasit dëshirojnë të kthejnë në fole Thiago Alcantaran.

Ky do të ishte kthimi i dytë i furishëm, pas atij të Dani Alves ditë më parë.
Thiago Alcantaras, i cili momentalisht po veshë fanelën e Liverpool-it, nuk është dukë iu dhënë minutazha e duhur në ekipin anglez.
Kjo gjë po e rritë më shumë mundësinë e huazimit të tij në Camp Nou në afatin kalimtar të janarit, shkruan Indeksonline.
Alcantara po vlerësohet si një lojtar që është tëjet i familjarizuar me teknikat dhe lojën e Barcelonës.
Kjo është një tjetër arsye përse Xavi po e dëshiron rikthimin e tij në ekip.
Thiago debutimin e tij të parë me Barcelonën e pati në vitin 2009, kur ishte vetëm 18 vjeç.
Ai është prodhim i akademisë së Barcelonës, La Masia./Indeksonline