Cili lojtar i Kosovës do të jetë më i suksesshmi në Itali, kjo është përgjigja e Di Marzios

Njëri nga gazetarët më të mirë të futbollit në Evropë, Gianluca Di Marzio ka dhënë një intervistë për Sports Show.
Ai ka folur për merkaton dhe në veçanti është ndalur për lojtarët Kosovar që luajnë në Serie A.
Di Marzio është pyetur se cili lojtar do të jetë më i suksesshëm në Itali këtë sezon.
“Kosova ka talentë që mund të luajnë në Serie A prandaj jemi shumë të hapur për ta që të mund të promovohen në Itali”, ka thënë Di Marzio.
“Rrahmani ka pasur shumë sukses te Verona. Ai është tashmë i suksesshëm dhe besoj që do të vazhdoj edhe te Napoli”.
“Vojvodën e ndjek me kujdes pasi që më ka folur shumë mirë drejtori sportive i Torinos. Ai më duket shumë i kujdesshëm në këtë fillim të sezonit”.
“Vedat Muriqi ka zgjedhur skuadrën e duhur dhe trajnerin e duhur për të ardhur në Itali. Është 26 vjeçar dhe ka zgjedhur të vij në Serie A, mendoj se është një zgjedhje e madhe”, ka thënë ndër të tjerash Gianluca Di Marzio. /Indeks