Cili nga krerët e shtetit ka më shumë ndjekës në “Instagram”?

Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, përmes rrjeteve sociale e zbulojnë aktivitetin e tyre.
Të tre janë aktiv në këto platforma, përfshirë edhe ‘Instagramin’, shkruan Indeksonline.
Ne kemi hulumtuar profilet e tyre në këtë rrjet ku shohim se kryeministri Kurti numëron më së shumti ndjekës. Ai ka 226 mijë ‘followers’.

Pastaj llogaria e presidentës Osmani numëron 171 mijë ndjekës.

Dhe kryeparlamentari Konjufca numëron dukëshem më pak ndjekës, afër 13 mijë./Indeksonline/
