75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / H F

“Cili ngërç”, Sveçla s’tregon nëse kanë bërë ndonjë marrëveshje për votimin e Albulena Haxhiut

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk është ndalur për t’u prononcuar për gazetarët para fillimit të seancës së sotme.


Ndërsa po kalonte pranë tyre, ai u tregua i habitur nga pyetja “Si do ta kaloni këtë ngërç politik?”, duke reaguar shkurt: “Cilit ngërç…”? tha Sveçla, i habitur, teksa hynte në kuvend.

Seanca e fundit parlamentare ishte ndërprerë, pasi kryetari Glauk Konjufca kërkoi kohë shtesë. Arsyeja: partia fituese ende nuk i ka siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit.