Cilin numër në fanellë do ta mbajë Arturo Vidal te Barcelona?
Mesfushori kilian, Arturo Vidal është zyrtarisht futbollist i Barcelonës, shkruan IndeksOnline.
Vidal u prezantua në mëngjesin e sotëm pasi i kreu testet mjekësore dhe e nënshkroi kontratën e tij.
Në prezantim, Vidal nuk kishte numër në fanellë, dhe shtrohet pyetja – cili numër do t’i takojë atij?
Dy numrat që ai do t’i preferonte janë 23 dhe 9. Ai i ka mbajtur këta numra në Leverkusen, Juventus dhe Bayern Munich.
Ndërsa te Kombëtarja e Kilit, Vidal e ka mbajtur numrin 8, numri i mundshëm i tij pasi Andres Iniesta u largua nga Barcelona.
Ndërsa, numrat tjerë të lirë janë numri 7, 12, 15, 16, 19 dhe 22./IndeksOnline/