75 Mall Live Search
11:01 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / MSH

Cilit lojtar ia ka vënë syrin Conte

Antonio Conte ka vendosur tashmë prioritetin e tij për të përforcuar repartin e sulmit te Tottenham.

Ai është bomberi, Dusan Vlahovic.

Sulmuesi i Fiorentinës konsiderohet synimi numër një për muajin janar nga ish-trajneri i Interit.

Juve gjithashtu është në garë për sulmuesin e Fiorentinës, por bardhezinjtë në seancën e ardhshme të merkatos vështirë se do të mund t’i bëjnë një ofertë të rëndësishme Commisso-s.