75 Mall Live Search
16:50 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / L K

Çiljeta dhe Dijonisi planifikojnë bashkëpunim muzikor

Çiljeta Xhilaga ka shprehur interesin për të bashkëpunuar me Dijonis Bibën në një projekt muzikor.

Teksa po dëgjonte këngën e tij, ajo e pyeti atë për realizimin e materialit. Dijonisi u përgjigj se punoi vetë në këngën e tij, pasi siç tha, ka talent.

Pjesë nga biseda:

Çiljeta: Ku e keni bërë këtë këngën, kush e ka bërë?

Dijonisi: Regjistrimin e kam bërë tek një shok.

Çiljeta: Po tekstin?

Dijonisi: Vetë.

Çiljeta: Vetë?

Dijonisi: Jam talent në vijat muzikore.

Çiljeta: Bravo! Ja të shohim ç’do të ndrisim, kur të bëjmë një këngë.