75 Mall Live Search
20:36 / E Mërkurë, 10 Prill 2024 / AR

Çiljeta hap zemrën, flet për humbjen e fëmijës

Çiljeta ka hapur zemrën sot , duke rrëfyer një ngjarje të trishtë të jetës së saj.

Në një bisedë me Glorian në “Ferma Vip” ajo tha se ka humbur një shtatzëni 4 vjet më parë. 

“Isha shtatzënë para 4 vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. Por më ra. Më ra në javë të shtatë. E humba fëmijën në javën e shtatë. Do të ishte 4 vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi”, tha ajo, duke shtuar se do të provojë sërish sepse do një fëmijë tjetër e nëse nuk do jetë e shkruar, ka dy djem dhe është e lumtur me ta, duke iu referuar të birit dhe djalit të Albanit.