75 Mall Live Search
23:55 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Çiljeta nuk heziton, në formën më të mirë linjat trupore i ekspozon!

Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga, njihet për këngët e saj që ka sjellë ndër vite.

Ishte viti 2003, kur ajo mori pjesë për herë të parë në PoliFest, me këngën “Botë e Çmendur”, për të vazhduar më pas me këngë të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Ajo njihet edhe për bukurinë e saj, edhe pse tani 35 vjeçare, Çiljeta vazhdon të gëzoj linjat e saj trupore në formën më të mirë, madje nuk heziton ti ekspozoj ato edhe nëpër rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka pozuar me një fustan të bukur, që vinte në pah linjat e saj si dhe bukurinë që e karakterizon.

Kujtojmë që Çili në vitin 2001, u paraqit në konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria”, ku e fitoi çmimin “Miss Kinemaja”. /IndeksOnline/