12:29 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / L K

Cima construction prezanton kompleksin banesor “Dardania” në Prizren

Kompleksi Dardania/Lagjja Dardania, Prizren

Kompleksi afaristo-banesore “DARDANIA”- Prizren, gjendet në pjesën veri-lindore të qytetit, ku çasja bëhet nga rruga aktuale “Magjistralja Prizren-Prishtinë”. Kompleksi ka një sipërfaqe prej 22.785m 2 ndërtim, përmbanë katër hyrje, secila hyrje ofron hapësira funksionale dhe plotëson kërkesat për një investim të mirë në patundshmëri.

 Kompleksi Dardania është duke u ndërtuar në një zonë tërësisht të urbanizuar. Pamja e kompleksit me një arkitetur modern shfaq më së miri punën profesionale dhe përkushtimin për realizimin e qëllimeve tona në investim në dobi të komunitetit. Kompleksi ofron hapësira të mjaftueshme gjelbëruese dhe kënde për fëmijë.

Parking të mjaftueshëm mbitokësor së bashku me parkingjet nëntokësor të ndërtesave për nevojat e banorëve dhe lokaleve afariste

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni menaxherin e shitjes

+383 48 450 888

https://cimaks.com/sq/ne-ndertim/kompleksi-dardania