75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Cima e përkujton shokun e ndjerë: “Qenka vështirë me të përkujtu”

Aktori i njohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi apo siç njihet nga publiku si “Cima”, së fundmi ka bërë një postim prekës në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka bërë të ditur se ka shkuar te varri i shokut të tij Hasan Gashi , për ta përkujtuar atë me rastin e përvjetorit të tretë të vdekjes së tij, shkruan Indeksonline.

“Sot, isha me përkujtu shokun tim Hasan Gashi, të cilin e keni njohur si Hasan Kungji. Me Hasanin ditë edhe natë ishim bashkë, një njeri i urtë, i mirë, punëtor, i hareshëm. Qenka vështirë me të përkujtu, e aq më shumë me u mësu me ikjen tënde të shpejtë. Pusho i qetë shok.” , ka shkruar Cima, përkrah fotografisë tek varri i shokut të tij. /Indeksonline/