12:41 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Cima” feston ditëlindjen, bëhet 71 vjeç

Humoristi i njohur shqiptar Rasim Thaçi, apo siç njihet nga publiku si “Cima” tash e shumë vjet është një nga personazhet më të njohura të humorit.

Me skeqet e tij, ai ndër vite ka bërë publikun të qeshte.

Ai përmes paraqitjes së fundit ka bërë të ditur se sot e feston ditëlindjen.

“Sot u zgjova si 71-vjeçar”, ka shkruar ai përkrah fotografisë që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/