75 Mall Live Search
22:32 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Cima i bënë befasinë më të bukur 4 vjeçarit, i shkon në ditëlindje

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Rasim Thaçi- Cima ka befasuar një adhurues të tij për ditëlindje.

Cima I ka bërë surprizën më të bukur vogëlushit  duke ia plotësuar dëshirën më të madhe në ditën e tij më të veçantë, shkruan Indeksonline.

Humoristi ka ndarë në ‘Facebook’ disa fotografi nga kjo befasi duke bërë edhe një urim për 4 vjeçarin.

“Sot, Jon Tahirsyla nga Peja mbushi 4 vjet. Joni është një përkrahës i imi shumë i madh dhe me dëshirën e tij të madhe që të jem në ditëlindje unë vendosa të ja bëjë një befasi. Jon i dashur u rritsh me shëndet dhe gjitha të mirat në jetë së bashku me familje. Të donë axha Cimë shumë “ ka shkruar Cima përkrah imazheve./Indeksonline/