10:59 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Cimerja akuzon shoqet se ja kanë pirë jogurtin, e zbulon testi i ADN-së

Një studente është akuzuar për vjedhje të jogurtit pasi u identifikua nga një test i ADN-së.

Sipas transmetuesit TVBS, një grua e paidentifikuar në Taipei ndau një shtëpi me pesë femra të tjera që po studionin në Universitetin e Kulturës kineze të qytetit.

Ajo zbuloi se një pije jogurt me vlerë 1,50 dollarë ishte konsumuar pa lejen e saj dhe kërkoi që fajtori të dal përpara. Ajo dërgoi shishen në polici dhe u kërkoi atyre të kërkonin një hetim zyrtar.

Teksa shishja ishte shumë e lagur për të marrë shenjat e gishtave, pronarja e jogurtit i kërkoi oficerëve të kryenin testet e ADN-së për vajzat tjera që ndante dhomen e saj për të përcaktuar se cila ishte fajtore.

Policia i udhëzoi pesë të dyshuarat, si dhe gruan që kishte bërë akuzat, për të ardhur në stacion për t’u testuar me forenzikë, duke zbukuar fajtoren. /IndeksOnline/