08:35 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Cincinnati Masters: Djokovic shkruan historinë, triumfon ndaj Federer

Ish-numri një i botës, Novak Djokovic është bërë tenisti i parë që i ka fituar nëntë titujt, Masters 1000 pas fitores ndaj Roger Federer në Cincinnati.

31-vjeçari, pesë herë nën-kampion në këtë kompeticion, e mposhti shtatë herë kampionin, Federer me rezultat, 6-4,6-4.

Kampioni i Wimbledon, Djokovic ka humbur në finalen e Cincinnatit nga zvicerani në tri garat e kaluara, transmeton IndeksOnline.

”Është me të vërtetë një moment special. Është hera e parë që unë fitoj titull në Cincinnati”.

Në rast të triumfit në finalen e djeshme, Federer do të kurorëzohej me titullin e 39-të në karrierë.

Djokovic tani duhet të përqendrohet te US Open, garë e cila fillon më 27 gusht./IndeksOnline/