Cindy Maria dhe djali i Jozefina Topallit drejt martesës, mos humbisni propozimin e ëndërrave

Modelja e njohur Cindy Marina dhe djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Genar janë zyrtarisht të fejuar.
Lajmin e ka bërë të ditur modelja, me anë të një video në rrjetet sociale, ku Genari i ulur në gjunjë i ka propozuar.
Sigurisht dhe Cindy tha PO!
Videoja shoqërohet nga melodia e këndshme e këngës “I found my love in Portofino”, ndërkohë që krahas vidos ish-missi shkroi: “Ne dhe infiniti…”
Kujtojmë se Cindy dhe Genar kanë disa vite në lidhje dhe shpesh herë ndajnë në rrjetet sociale momente nga përditshmëria dhe lumturia e tyre.