11:05 / E Premte, 24 Maj 2024 / L K

CineStar feston Ditëlindjen e Parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90 €!

CineStar Megaplex feston ditëlindjen e parë gjatë fundjavës, 1 dhe 2 Qershor! Kinemaja më e madhe dhe më moderne në Kosovë, në Prishtina Mall, ju fton të bashkoheni në festë dhe të përfitoni nga mundësitë fenomenale si: bileta vetëm 1.90€, balona për fëmijë, maskota dhe facepainting dhe të argëtoheni me atraksionet më të mëdha: T-Rex DinoStar 17m i gjatë dhe  CineBot 5m!

Trailer: https://www.youtube.com/watch?v=Lz_HCKw4uF0

Shijoni ofertën më të madhe të filmave në Kosovë, ndër të cilët janë hitet më të fundit si Furiosa: A Mad Max Saga, Argonuts, përralla familjare IF, por edhe filma të tjerë si The Strangers: Chapter 1, Challengers, Noah’s Ark, Civil War, Monkey Man , Godzilla vs Kong: The New Empire, Dune: Part Two janë vetëm disa nga pothuajse 100 shfaqje gjatë fundjavës! Të gjithë vetëm për 1.90€ (Shtesat për 4DX, ScreenX, Ultimate by Dolby Atmos, dhe blerjet online, kanë tarifë shtesë).

Tregojuni të dashurve tuaj dhe kënaquni me magjinë e ekranit të madh!

CineStar hapi dyert saktësisht një vit më parë dhe vendosi një nivel të ri argëtimi për audiencën vendase duke futur teknologjinë dhe efektet më moderne dhe dizajnin e veçantë në kinema, e cila është një përvojë unike që nuk mund ta përjetoni në një kinema klasike apo në shtëpi. Kjo kinema mund të qëndrojë përkrah kinemave më të mira në botë, veçanërisht nga hyrja në hollin e gjerë me koncesione dhe ofertë të pasur ushqimesh dhe pijesh, me 15 salla dhe ambiente të jashtëzakonshme teknologjike, CineStar Megaplex është një nga kinematë e pakta në rajon që ka edhe një urë për të kaluar nga njëra anë e kinemasë në tjetrën. Nuk është për t’u habitur që është një destinacion i preferuar i audiencës dhe influencuesve.

Eksperienca e kinemasë është bërë e veçantë nga formatet ekskluzive premium në CineStar si ScreenX, 4DX, Ultimate by Dolby Atmos, Gold Class, Kids salla, Gaming Salla dhe shërbime të tilla si Festimi i Ditëlindjes, Nata e Bachelorette, Shfaqjet Private, ku të gjitha sjellin freski të vërtetë në treg në termat e gjithçkaje nga ajo që mund të përjetoni në kinema.

Nëse rastësisht nuk e keni vizituar ende, kjo është një mundësi fantastike! Disa nga vizitorët do të largohen nga shfaqjet me dhurata sepse CineStar ka siguruar deri në 100 dhurata për më fatlumët gjatë fundjavës së ditëlindjes.

Bëhuni pjesë e festës së madhe të ditëlindjes! Blini biletat në arkat e kinemasë, përmes aplikacionit CineStar Cinemas Kosovo ose online në cinestarcinemas-ks.eu