12:11 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

“Cirku Fluturues” i Fatos Berishës nis xhirimet e para (Foto)

Projekti filmik kosovaro-shqiptar “Cirku Fluturues” me skenar të Fatos Berishës e producent Vjollca Berisha ka nisur sot xhirimet.

Këtë e ka bërë të ditur vet producentja Berisha përmes disa fotografive të postuara në llogarinë e saj Facebook.

Kllapa e parë e këtij filmi është xhiruar në Prishtinë, ndërsa ky film do të ketë skena edhe në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni, shkruan Indeksonline.


“Cirku Fluturues” bazohet në një ngjarje të përjetuar nga vet skenaristi Berisha. Flet për kohën para luftës në Kosovë dhe mbyllet në fillim të luftës. I takon zhanrit komedi e zezë që do të shtjellojë humorin pikant britanik duke na treguar edhe kohën e vështirë që ka kaluar Kosova në vitet 90 pak para se të nisë lufta.

Ky projekt filmik është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë./Indeksonline/