Çitaku: Amatera, udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj pjesës veriore.
Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se betejave që nuk mund të iu shkohet deri në fund nuk duhet të nisen.
“Betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosshmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare. Amatera të rrezikshëm. Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh.”, ka shkruar Çitaku.