75 Mall Live Search
19:57 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çitaku: Avancimi i Kosovës në MCC, lajm fantastik nga SHBA-ja

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i është gëzuar avancimit të Kosovës në MCC.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se vendi do të fitoj miliona dollarë, transmeton Indeksonline.

“U njoftova zyrtarisht se Korporata e Sfidavetë Mijëvjeçarit, MCC ka avancuar statusin e Kosovës në programet e saja. Me këtë vendi ynë do të përfitojë dhjetëra miliona dollarë që do të investohen nëfusha të ndryshme ne Kosovë. Lajm fantastik. #Kosova #SHBA”, ka shkruar Çitaku./Indeksonline/