75 Mall Live Search
16:19 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / OSH

Çitaku-Bislimit për hapjen e arkivave: Pranuat atë të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në me vite!

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, se janë pajtuar me Serbinë për hapjen e arkivave shtetërore, përfshirë edhe ato të UÇK-së, shkruan IndeksOnline.

Çitaku ka thënë se Bislimi me veprimet e tij, sipas saj, të papërgjegjshme, tashmë ka pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra.

“Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në.

Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në?

Ju a po mendoni që me pasë pasë UÇK arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë?!!!

Kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Me veprimet tuaja të papërgjegjshme tashmë keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra”, shkroi ajo./IndeksOnline/