75 Mall Live Search
19:04 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / B XH

Çitaku citon Hillin: I vetmi njeri që më ka thënë se Thaçi po i thyen ligjet ishte Milosheviqi

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka ndarë një pjesë të deklaratës së ish-ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili dëshmoi sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Çitaku ndau një fotografi ku shihen ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright së bashku me ish-presidentin Thaçi.

“Christopher Hill : I vetmi njeri që më ka thënë se Hashim Thaçi po i thenë ligjet ishte Milosheviqi!”, shkroi Çitaku sipër fotografisë.