Çitaku: Dëgjojmë deklarime qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por jo për kryeparlamentar – kjo s’do koment

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se situata në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme meqë sot për të 37-ën herë dështoi konstituimi i legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Ajo fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për këtë gjendje, ndërsa tha se deklaratat e tyre se kanë numrat për qeveri, por jo për kryeparlamentar është qesharake.
“Por në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultat i kryeneçësisë, papërgjegjësisë të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. Dëgjojmë deklarime qesharake, ku gjoja thuhet se kanë numra për qeveri, por jo për kryeparlamentar. Kjo s’do koment, papërgjegjësi.
Çitaku përsëriti thirrjen për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj që të dalin nga kjo pozitë e bllokadës.
“I bëjmë thirrje kryetarit të Vetëvendosjes të reflektojë, Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e tij”.