Çitaku: Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve

Ambasadorja në detyrë në ShBA, Vlora Çitaku pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila i dha të drejtë Aleksander Vulinit për përdorimin e termit fyes “shiptari”, ka thënë se kjo është e papranueshme, shkruan IndeksOnline.
Çitaku ka thënë se me këtë vendim, Gjykatat në Serbi kanë vulosur racizmin ndaj shqiptarëve.
“Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese. Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës”, shkroi ajo./IndeksOnline/