75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Burim

Çitaku, Haxhiut: Lista Serbe s’ka si të na shantazhojë, s’kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar nënkryetares së parë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se Lista Serbe nuk ka si t’i shantazhojë, sepse siç ka thënë ajo, nuk kanë bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se qëndrim i tyre është parimor, siç tha ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues.

“Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.

“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini.  Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, është shprehur tutje Çitaku.