15:22 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Çitaku: Kongresmeni Engel nuk do të dinte për Kosovën po mos ishte Harry Bajraktari

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku ka deklaruar se seanca e djeshme në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan do të ishte  pamundur sikur Eliot Engel të mos ishte kryesues.

Çitaku thotë se për këtë do t’i jemi përjetësisht mirënjohës kongresmenit për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Sipas saj, Engel nuk do të dintë për vendin po të mos shkonte Harry Bajraktari e t’i  tregonte për Kosovën.

Postimi i saj i plotë në facebook:

Asgjë nuk ndodhë rastësisht dhe asnjë e arritur substanciale nuk bëhet pa punë sistematike. 
Seanca e djeshme në Komitetin për punë të jashtme të Kongresit Amerikan do të ishte e pa mundur sikur Eliot Engel të mos ishte kryesues i këtij komiteti të rëndësishëm. 
Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës kongresmenit Engel për mbështetjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite. 
E kongresmeni Engle nuk do të dinte për Kosovën sikur të mos ishte Harry Bajraktari
Siq e tregon shpesh kongresmeni, para më shumë se 30 vite, në zyren e tij kishte trokitur Harry, dhe kishte filluar t’i tregojë për Kosovën. Që atëherë kishte filluar një miqësi e fortë mes dyve. Harry e ka sjellur kongresmenin Engle shumë herë në Kosovë. Edhe gjatë ditëve tona të vështira. 
Faleminderit Harry!